Në shenjë solidarizimi me qytetin e Vjenës ku si pasojë e një sulmi terrorist humbën jetën 4 qytetarë dhe mbi 15 të tjerë u plagosën, godina e Bashkisë së Tiranës është ndriçuar me ngjyrat e flamurit austriak.
Përmes kësaj gjetje të veçantë, edhe Tirana ka shprehur mbështetjen ndaj dhimbjes së popullit të Austrisë pas tragjedisë së një dite më parë.
“Dashuria dhe bashkëpunimi janë vlerat e vërteta njerëzore! Tirana solidarizohet me qytetin e Vjenës, duke veshur fasadën e bashkisë me ngjyrat e flamurit austriak. Sulmi i djeshëm terrorist ishte një akt i shëmtuar burracakësh – kurrë s’do ta përkulin të mirën”, shkruan Veliaj.
Tirana dhe Vjena këto 5 vitet e fundit kanë marrëdhënie të shkëlqyera duke intensifikuar bashkëpunimin në fusha të ndryshme./tch
Pacolli: Ky kapital nuk ka ardhur rastësisht, e kam ndërtuar...
Bedri Hamza: Projekti për urën mbi lumin Ibër nuk do të real...
Trump nënshkruan Ligjin për Mbrojtjen Kombëtare, përfshihet ...
SHBA-ja kërkon zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit mes Kosovës ...
Arrestohet një person për shpërlarje parash dhe mashtrim me ...
Mbyllet dy ditë për qarkullim rruga “Muharrem Fejza” në Pris...