Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se deklaratat e drejtuesve shtetëror të Serbisw duhet të na shërbejë për të ngritur alarmin tek ndërkombëtarët.
“Ja kujt po i jepni përparësi dhe me qindra miliarda po investoni në një vend ku drejtuesit e atij vendi kërcënojnë të gjithë ata që duan ti zbulojnë krimet e së kaluarës. Është alarmante të dëgjosh ata njerëz që kanë qenë bartës të pushtetit dhe gjenocidit që kanë ushtruar në ish jugosllavi”, ka thënë ndër të tjera Limaj në seancën ku po debatohet për deklaratat e drejtuesve serb në raport me të pagjeturit.
Më tutje, Limaj e ka quajtur këlysh të Millosheviqit, kryetarin e Kuvendit të Serbisë Ivica Daciq i cili del hapur dhe thotë që kushdo që donë mi zbulu varrezat masive nuk është serb.
“Kryetari i Kuvendit hapur kërcënon dhe ka punuar hapur me fshehë krimin. Ai ose ministri i rendit shkojnë në Bruksel dhe na flasin për demokraci. Prandaj për këtë arsye dhe shumë tjera Kuvendi t’ia dërgoj një letër Brukselit zyrtar dhe t’i thonë se si mund ta pres Daciqin i cili që ka qenë kreator i krimeve që kanë ndodhur në Ish Yogosllavi”, ka theksuar Limaj./arbresh.info/
18 raste me fruth në Shqipëri, përgjatë vitit 2025
Tifogrupi “Shvercerat” lëshon ultimatum për pronarin e Shkup...
Rama dhe Pajaziti diskutojnë bashkëpunimin mes Prishtinës dh...
Trump: Do diskutoj me Netanyahun për vendosje të trupave tur...
Italia konfirmon ndihmën ushtarake për Kievin edhe në 2026
Përpjekjet e Izraelit për të destabilizuar rajonin po rriten...