Legjenda e Argjentinës dhe e Napolit, Diego Armando Maradona, është në gjendje të mirë, pasi u shtri në spital në La Plata të hënën, ka thënë doktori i tij Leopold Luque.
Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën, i cili të premten i mbushi 60 vjet, u shtri në spital për t’u kontrolluar dhe do të qëndrojë nën mbikëqyrjen e mjekëve të paktën edhe 24 orë.
Gazeta spanjolle AS raporton se gjendja e tij nuk është e rëndë dhe doktori i tij personal, Luque, ka thënë se ai u pranua në spital për shkak të anemisë.
Luque i ka hedhur poshtë thashethemet se Maradona është prekur nga virusi Covid-19, si dhe e mohoi se ai u shtri në spital për shkak të varësisë.
“Ishte një javë e hollësishme për të, me plot presion. Do të shohim sa gjatë do të qëndrojë në klinikë”, tha Luque.
“Diego është mirë, ai shkoi në spital në këmbët e veta dhe mund të çohet dhe të largohet kur t’ia dojë qejfi”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e para një muaji në...
Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria në Bordin e Paqes, dritare s...
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...