Qeveria vendosi, por QKMF-të nuk kanë kapacitet për shërbimë shëndetësore shtëpiake

09:07 | 3 Nëntor 2020
Arbresh.info

Rritja e numrit të rasteve me COVID-19 ka ndikuar që Qeveria e Kosovës të marr masa të reja kufizuese.

E, njëra ndër to është që komunat udhëzohen që të shtojnë përpjekjet për realizimin e shërbimeve shëndetësore shtëpiake për të sëmurët kronik.

Por, ky vendim shihet i pa realizueshëm nga Kryeshefi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë Sami Uka.

Uka për arbresh.info thotë se, QKMF-të nuk kanë kapacitet as staf mjekësor të mjaftueshëm ta bëjnë një gjë të tillë, pasi që janë vetëm dy ekipe që ofrojnë shërbime shtëpiake.

“Fatkeqësisht për kundër dëshirës dhe përkushtimit edhe vullnetit tonë që të ofrojmë edhe shërbime shtëpiake, në aspektin klinikë do të ishin shumë më të leverdishme edhe në kuptimin për mbrojtjen e përhapjes së infeksionit. Për momentin nuk kemi kapacitete potencial njerëzorë as resurse humane që të ofrojmë shërbime shtëpiake. Ne i kemi krejt dy ekipe të cilat ofrojnë shërbime shtëpiake për të sëmuret me sëmundje kronike edhe ato kemi bëre përpjekjeve vazhdimisht me i forcuar gjatë kësaj periudhe të pandemisë”, tha ai.

Sipas tij, pasi të kthehen të gjitha shërbimet siç ka qenë, atëherë mund të mendohet edhe për shërbime shtëpiake.

“Por përndryshe me këto kapacitete që i kemi nuk mund të shtojmë ekipe ne mezi po i mbajmë shërbimet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare, edhe ato i kemi redaktuar në pesë qendra dhe e kemi orarin vetëm 8 orësh prej orës 8:00 deri në ora 16:00 për shkak të reduktimit të stafit për shkak të infeksionit. Tani po presim të përmbyllet konkursi i fundit të marrim staf shtesë dhe eventualisht pasi ti kthejmë të gjitha shërbimet në qendrat ashtu siç ka qenë atëherë mund të mendojmë edhe për shërbime shtëpiake”, ka thënë Uka.

Gjithashtu, arbresh.info ka vizituar sot edhe Qendrën e Mjekësisë Familjare në lagjen Velania në Prishtinë.

Por, nga kjo qendër thonë se nuk e kanë marrë ende ndonjë vendimi, gjithashtu kanë refuzuar të komentojnë nëse kanë kapacitet të trajtojnë qytetarët sipas këtij vendimi.

Ndërsa, qytetarët rreth këtij vendimi të Qeverisë kanë mendime të ndryshme.

Disa nga ta thonë se kjo gjë është e pa arritshme pasi që me vështirësi po i marrin shërbimet në QKMF./A.Zeka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale