Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 20.655 raste nga 97.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 697 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.641 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.317.
Një ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se shtrëngimet e reja kufizuese do të varen nga ecuria e infektimeve.
Ai thotë se një alternativë është përmend edhe mbyllja në fundjavë.
“E kemi trajtuar edhe opsionin e mbylljes për fundjavën. Nuk e kemi thënë publikisht. Mbyllja vetëm për fundjavë është më e lehtë pasi nuk ka shkolla dhe institucione. Por do të shohim si po shkon virusi deri të enjten, raporti mes të shëruarve dhe të sëmurëve”, tha ndër të tjera ministri.
Sipas tij, Kosova për momentin qëndron mirë me testet e gatshme PCR.
“Momentalisht kemi rreth 160 mijë teste dhe pretendimi është që të sigurojmë edhe 100 mijë të tjera. Pjesa tjetër mbetet angazhimi i resurseve humane. Kemi angazhuar rreth 200 personal shëndetësorë që kujdesen për pacientët me COVID-19 por duhen edhe tjera resurse humane”.
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...