Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas sulmit terrorist që ndodhi mbrëmjen e sotme në Vjenë të Austrisë.
Përmes një postimi në facebook, presidenti Thaçi ka thënë se Kosova ka dënuar sulmin të cilin presidenti e quan si sulm qyqar që ndodhi sonte në Vjenë, raporton arbresh.info.
“Kosova dënon sulmin qyqar që ndodhi sonte në Vjenë të Austrisë. Jemi pranë familjeve të viktimave, të lënduarve dhe gjithë popullit të Austrisë në këtë moment të vështirë”, shkruan presidenti.
Deri me tani sipas mediave ndërkombëtare raportohet se janë shtatë persona të vdekur e disa të lënduar./arbresh.info/
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s
I akuzuar për trafik droge, arrestohet 41-vjeçari shqiptar n...
Albin Kurti nesër mban tubim në Hajvali
Nesër fillon fushata, partitë zbulojnë agjendën hapëse
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i kokainës në Itali, 16 të arre...