Për disa orë rresht, deputetët e Kuvendit të Kosovës debatuan për zhvillimet në veri të vendit.
Problemet për të jetuar në atë pjesë dhe mos lejimi i kthimit të shqiptarëve në tokat e tyre ishte pika që në seancën e sotme u zhvillua një debat i ashpër mes opozitës e pozitës, raporton arbresh.info
Kush më pak e kush më shumë ka punuar për atë pjesë të vendit ishin fjalët që nxitën akuza e kundër akuza në drejtim të partive e qeverive.
Por derisa deputetet ishin ata që debatuan, një përgjigjej për gjendjen aktuale për atë pjesë të Kosovës nuk e morën.
Krejt kjo pasi që në këtë seancë e cila ishte thirrur për të diskutuar për Mitrovicën Veriore dhe ndërtimin e një lagje të tërë për serbët, munguan kabineti qeveritarë.
I vetmi që u pa në fillim të seancës ishte zv.kryeministri Driton Selmanaj por jo edhe Kryeministri dhe ministrat e tjerë.
Kjo le të kuptohet që kabineti qeveritar në krye më Avdullah Hotin janë pak ose fare të interesuar për të dëgjuar apo dhënë ndonjë ide rreth zgjidhjes së çështjes së veriut./arbresh.info/
Sot vazhdon seanca për zgjedhjen e presidentit
E marte me diell dhe vranësira
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...