Focat bjelloruse përdorin forcën ndaj demonstruesve

14:25 | 2 Nëntor 2020
Arditë Shkodra

Forcat e sigurisë në kryeqytetin bjellorus të Minskut qëlluan të shtëna paralajmëruese të dielën dhe ndaluan pjestarë të protestës anti-qeveritare, të nxitur nga zgjedhjet e debatuara presidenciale të 12 javëve më parë.

Forcat e sigurisë në kryeqytetin bjellorus kanë arrestuar më shumë se 200 persona në protestën e fundit anti-qeveritare. Mijëra protestues dolën në rrugë të Dielën, 1 Nëntor, ndërsa protestat në Minsk për të kërkuar dorëheqjen e presidentit Aleksandër Lukashenkos dhe zgjedhje të reja janë pothuajse të përditshme.

? Katër gazetarë ishin mes të arrestuarve dhe dy prej tyre u “rrahën rëndë”, tha Boris Goretsky i Shoqatës Bjelloruse të Gazetarëve, sipas Shërbimit Bjellorusi të Radio Evropa e Lirë. Forcat e policisë përdorën granata zhurmuese, gaz lotsjellës dhe shkopinj gome në përpjekje për të shpërndarë turmat. Autoritetet pranuan se oficerët e policisë gjithashtu qëlluan në ajër gjatë protestës.

 

Të ngjashme