Babai i Thibaut Courtois, Thierry, ka akuzuar Keylor Navas duke e akuzuar se nuk ishte bashkëlojtar i mirë.
Dyshja ishin të Real Madrid-i në vitin 2018, mirëpo pas një viti Navas iu bashkua PSG-së, derisa Courtois vazhdon të shkëlqejë me “Los Blancos”, transmeton portali arbresh.info.
Sidoqoftë, babai i belgut ka zbuluar se gjërat ishin të komplikuar mes dyshes, kurse pas largimit të Navas-it çdo gjë u bë më e lehtë.
“Petr e pranoi mjaftë mirë të Chelsea. Ishte i pari që e pranonte në stërvitje, gjithmonë i jepte këshilla”.

“Ishte bashkëlojtar i mirë. E njëjta nuk mund të thuhet për Keylor. Arritja ishte e komplikuar. Sezoni kishte nisur dhe ishin përgatitje”.
“Por, mbi të gjitha, problemi ishte që Keylor ishte aty. Ai duhet të priste dy apo tri ndeshje që të jetë titullar”.
“Tjetra ishte gazetarët, që mbanin anën e Keylor-it. Sapo ai u largua, gjithçka ishte më e lehtë”, deklaroi ai.
Courtois është duke shkëlqyer në fanellën e Real-it duke qenë gjithmonë titullar i pazëvendësueshëm./arbresh.info.
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë