Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas masave të reja të kufizimit për shkak të rritjes të të infektuarve me Covid-19.
Hoti përmes një postimi në “Facebook”, tha se situata me pandeminë vazhdon të mbetet nën kontroll dhe se në Kosovë ka shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën, shkruan portali arbresh.info
Tutje, Kryeministri tha se duhet që qytetarët të vazhdojnë ta mbajnë maskën e distancën, në mënyrë që të tejkalohet vala e dytë e COVID-19.
Postimi i tij i plotë pa ndërhyrje:
Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë!
Vetëm duke mbajtur maskën dhe duke ruajtur distancën, mund ta fusim nën kontroll këtë valë të dytë të #COVID19 dhe ta mundim virusin.
Numri i testimeve për COVID-19 po rritet, sikurse po rritet edhe numri i rasteve. Ne vazhdojmë ta kemi situatën nën kontroll dhe kemi shumë më pak të infektuar në krahasim me rajonin dhe Evropën. Institucionet tona po e bëjnë të pamundurën që ta mbajnë nën kontrollë këtë situatë, sidomos stafi shëndetësor, prandaj t’i ndihmojmë ata.
Ta bëjmë këtë për shëndetin tonë, të familjes dhe të afërmve tanë. Ta bëjmë për mirëqenien tonë.
Trajektores së kuqe që ka filluar të ngrihet, mund t’ia ndalim hovin vetëm duke i rrespektuar masat për parandalim të përhapjes së virusit. /arbresh.info/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...