Trajneri i Inter-it, Antonio Conte ka lavdëruar Gervinho-n, por nuk ka pranuar të flas për të.
Gervinho ishte i lidhur me “Neurazurët” gjatë afatit veror, por marrëveshja nuk u arrit mes skuadrave, transmeton portali arbresh.info.
Conte ka pranuar se i pëlqen lojtari, mirëpo shkaku i respektit për klubin nuk do flas për lojtarët e skuadrave kundërshtare.

“Nuk do flas për lojtarët që janë në skuadra tjera. Është lojtar i shkëlqyer dhe është duke bërë gjëra të mira, por kam respekt të madh për Parma-n, për lojtarët dhe mbi të gjithë për lojtarët e mi”.
“Jam i lumtur me lojtarët që kam. Nuk jam duke menduar për janarin, shkurtin ose marsin, por për ndeshjen e nesërme”, deklaroi ai.
Inter nesër e pret Parma-n, përballje që zhvillohet në “San Siro” dhe nis në ora 18:00./arbresh.info.
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...
Dy gola nga penalltitë, nuk sjell fitues ndeshja e parë gjys...