Agjenti i Stefan Savic-it ka konfirmuar se Inter-i ka provuar transferimin e mbrojtësit Atletico Madrid-it.
“Neurazurët” ishin të lidhur me një numër të qendërmbrojtës pasi Milan Skriniar, pritej të largohej gjatë verës, transmeton portali arbresh.info.
Ndër emrat më të përmendur ishte Savic dhe interesimin e gjigantit italian e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit.
“Para disa kohe Inter-i vërtet dëshironte ta transferonte Stefan, por këto tregime i përkasin të kaluarës tani”, deklaroi ai.

Sidoqoftë, tutje agjenti konfirmoi se Savic është i lumtur të Atletico, por e la derën hapur për mundësinë e largimit.
“Është i lumtur të Atletico, por do shohim çfarë do ndodh në të ardhmen”, përfundoi ai.
Kontrata momentale lojtari i skadon në vitin 2022, por thuhet se do i ofrohet rinovimi sepse është kërkuar nga trajneri Diego Simeone./arbresh.info.
BE-ja paralajmëron Shqipërinë për projektin e lidhur me Kush...
Përsëritet skena tronditëse, Eriksen rrëzohet sërish në fush...
Trump: Nuk garantova që nuk do të ketë luftë
Numërohen mbi 60% e votave, kush po prin?
Policia: Zgjedhjet kaluan qetë dhe pa incidente serioze
Numrohen 47% e votave, ky është rezultati i PSD-së deri më t...