Juventus e nisi keq sezonin e ri, kështu që mediet italiane raportojnë se pozicioni i trajnerit Andrea Pirlo është lëkundur.
‘Bianconerët’ gjatë verës ndërprenë bashkëpunimin me Maurizio Sarrin, dhe në vend të tillë sollën ish mesfushorin e tyre, Andrea Pirlon.
Me Pirlon në stol, në ndeshjet e fundit ata kanë regjistruar dy barazime kundër Crotone dhe Verona, ndërsa në Ligën e Kampionëve u mundën nga Barcelona
Këto rezultate kanë ndezur ‘alarmet’ në Torino, kështu që presidenti Andrea Agnelli po konsideron largimin e Pirlos, gjithnjë sipas medieve italiane, përcjell lajmi.net.
Pirlo ka qenë zgjedhja e Agnellit, kështu që tani për tani nuk ka ndonjë ultimatum për trajnerin e ri, por është e qartë se ai do të duhet të përmirësojë lojën dhe rezultatet.
Nëse kjo nuk ndodh shpejt, Pirlo do të pushohet nga puna, dhe kandidati më serioz për të qenë pasardhës i tij, është trajneri aktual i Italisë, Roberto Mancini.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...