Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit/regjistrimit për votim përmes postës nga periudha 30 tetor deri më 7 nëntor 2020.
Nga KQZ thonë se janë duke bërë përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën Veriut, më 29 nëntor 2020.
“Të gjithë qytetarët e komunave të Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote që, jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës”.
“Të gjitha informacionet e detajuara se si të aplikohet për regjistrim janë të publikuara në këtë link: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/”.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët e komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...