Procesi i dialogut kishte ngecur si proces për shakë të kushteve që Serbia i bërë Kosovës që të diskutohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Këtë të enjte është zhvilluar takimi i në nivel të ekspertëve në mes palës kosovare e asaj serbe më ndërmjetësimin e Bashkimit evropian, shkruan Arbresh.info.
Pala kosovare që përfaqësohet nga Koordinatori Shtetërorë Skender Hyseni kanë bërë të ditur për temat që janë diskutuat në kryeqendrën evropiane.
Përkundër diskutimit të gjatë për këto tema, qeveria bën të ditur se ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve.
Por megjithatë, është arritur pajtueshmëri që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme, pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve, të vazhdohet në takimin e radhës.
“Me ndërmjetësim të Emisarit Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot në Bruksel, takimin e radhës me delegacionin e Serbisë. Temë e diskutimit ishte zgjidhja e pretendimeve financiare dhe e çështjeve të pronës midis dy vendeve”, thuhet në komunikatë./Arbresh.info/
Ndalohet “hajni” që vodhi 1 milion euro ari në Prishtinë, i ...
Trump: Nëse s’hapet Hormuzi, do t’i shkatërrojmë centralet i...
Kallëzim penal ndaj Onima, Gjesti: S’du as ma shumë as ma pa...
Rama: Do të mbyllen të gjitha vendpunishtet në kryeqytet
Gjesti dorëzon kallëzim penal ndaj Onima për të drejtat e au...
Rama: Negociatat me BE-në, proces historik që transformon sh...