Ka dështuar sërish ndryshimi i ligjit për Automjete, me të cilën do të hiqej homologimi i veturave, raporton Gazeta Express.
Me 32 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, nuk ka arritur të kalojë ndryshimi i ligjit për automjete, në mungesë të kuorumit.
Ndryshimi i këtij ligji, i propozuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, do të hiqte homologimin e veturave që vijnë nga jashtë Kosovës.
Për kontrollimin e veturave që vijnë nga jashtë e që shteti i ka dhënë gjithmonë licencë vetëm komapnisë QAK – Eurolab, në pronësi të Shkelqim Devollit, Homologimi është konsideruar edhe nga Bashkimi Evropian si i panevojshëm.
Plotësim ndryshimi i ligjit për Automjete ka dalë edhe herë tjera në votim, por ka dështuar. Gjatë debatit parlamentar për këtë propozim partitë e koalicionit qeverisës, LDK, AAK e Nisma kanë qenë kundër. As PDK’ja nuk e ka përkrahur kalimin e ndryshimeve të ligjit.
Pro kanë dalë publikisht dy deputetët e AAK’së, Bekë Berisha e Donika Kadaj – Bujupi.
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron
Përurimi i Unazës së Brendshme, Abdixhiku: Punët e mëdha nuk...
Maqedonci: Në Gjakovë do të prodhohen municione 5.56mm dhe 7...
Netanyahu: Izraeli kontrollon tashmë 60% të Rripit të Gazës
Policia në Skenderaj arreston një person për posedim të subs...