Presidenti francez, Emmanuel Macron ka njoftuar një bllokim të dytë kombëtar për të paktën tërë nëntorin.
Macron tha nën masat e reja, duke filluar të premten, njerëzit do të lejohen të largohen nga shtëpia vetëm për punë thelbësore ose për arsye mjekësore, raporton lemonde.
Bizneset jo thelbësore, të tilla si restorantet dhe baret, do të mbyllen, por shkollat dhe fabrikat do të qëndrojnë të hapura, transmeton Telegrafi.
Vdekjet e përditshme shkaku i coronavirusit në shtetin francez janë në nivelin më të lartë që nga prilli. Të martën, 33 mijë raste të reja u konfirmuan.
Macron tha se vendi rrezikonte të “mbytej nga një valë e dytë që pa dyshim do të jetë më e vështirë se e para”.
Ndryshe, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se vendi i saj duhet të “veprojë tani” dhe bëri thirrje për një “përpjekje të madhe kombëtare” në luftën me coronavirusin.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër