Prioritetet kyçe nga agjenda e BE-së për periudhën në vijim, sfidat e rrugës së eurointegrimeve, ngjarjet rajonale shëndetsore dhe poltike, interesi i përbashkët gjeostrategjik për afrimin e rajonit drejt BE-së, ishin temat ku sot në Paris, zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov bisedoi në sesionin në përbërje të zgjeruar në Senatin francez, ku kryesoi Zhan-Fransua Rapen, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane.
Dimitrov tha se mbështetja dhe miqësia është një nga motorët e Bashkimit Evropian, në këtë periudhë vendimtare për të ardhmen evropiane. Sipas tij, Maqedonia e Veriut i përket Evropës, jo vetëm gjeografikisht, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Duke biseduar për ngjarjet aktuale në rajonin tonë dhe më gjërë, zv.kryeministri Dimitrov dhe senatorët francez konstatuan që Maqedonia e Veriut paraqet mundësinë më të mirë për përparim në rajon, shembull i cili do të dëshmojë që procesi negociues mundë të ketë sukses.
“Francës dhe Bashkimit Evropian ju duhen partnerë që përpiqen për stabilitet, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bashkëpunim rajonal. Trajektorja pozitive e Maqedonisë së Veriut jo vetëm që mund të paraqet nxitje për të tjerët, por edhe një lloj garantuesi i stabilitetit”, tha Dimitrov.
Në sesionin në Senatin francez mori pjesë edhe kryetarja e grupit për fqinjësi Francë-Ballkani Perëndimor, Marta De Sidrak, kryetari i grupit për fqinjësi Francë- Maqedoni e Veriut, Arno Bazen.
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës