Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” bashkë me 19 universitete dhe kolegje të tjera kanë nënshkruar sot memorandumi mirëkuptimi bashkë me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, duke formuar Rrjetin për Hulumtim dhe Edukim të Kosovës.
Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, tha se pret me padurim fillimin e implementimit të këtij projekti.
“Ne si Universitet i Prishtinës do të angazhojmë të gjithë potencialin tonë akademik, në mënyrë që realizimi i këtij projekti të fillojë sa më parë”, ka thënë ai.
Ministri, Blerim Kuçi, tha se qëllimi i këtij memorandumi është promovimi i zhvillimit ekonomik dhe rritja e punësimit përmes përfshirjes së teknologjisë së informimit dhe komunikimit, në veçanti qasja e resurseve të teknologjisë dhe dijes për studentët dhe profesorë të të gjitha kolegjeve dhe universiteteve në Kosovë.
Kurse, koordinatorja e projektit për ekonominë dixhitale në Kosovë “KODE”, Fjolla Restelica-Ahmeti, theksoi se me anë të këtij projekti do të financohen të gjitha aktivitetet që do ta ndihmojnë Kosovën në transformimin digjital të vendit.
Synimi i këtij rrjeti është që të arrijë zhvillimin e komunitetit të hulumtuesve, duke i siguruar këtij komuniteti qasje në resurse të ndryshme digjitale, si: qasje në infrastrukturë moderne të teknologjisë së informacionit, shërbime të ndryshme digjitale, qasje në literaturë, si edhe të ofrojë bashkëpunim ndërmjet institucioneve arsimore brenda dhe jashtë Kosovës./arbresh.info/
Të hënën pritet të shpallet aktgjykimi në Apel ndaj Pjetër S...
Naim Murseli largohet nga instituti i Psikiatrisë, dërgohet ...
Shumë njerëz në Gjermani s’mund të jetojnë nga rroga, varen ...
Trajkoviq: Nga Srebrenica në Banjskë, Vuçiq shmang përgjegjë...
Mijëra njerëz mblidhen për të shënuar 30-vjetorin e gjenocid...
Dafina publikon këngën e re të titulluar “Inshallah”