Ministria e Jashtme e Iranit njoftoi ndërmarrjen e një nisme të re për vendosjen e paqes ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, që prej javësh janë përfshirë në një konflikt të përgjakshëm. Zëvendësministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi pritet t’ua paraqesë planin zyrtarëve të të dy vendeve, si dhe atyre të fuqive rajonale, Turqisë dhe Rusisë.
Marrëveshjet e mëparshme të armëpushimit të ndërmjetësuar nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara, kanë dështuar.
Akuzat për shkeljen e armëpushimit vijuan edhe të martën, transmeton Oranews. Ministria e Mbrojtjes e Armenisë tha se pala e Azerbajxhanit lëshoi raketa në drejtim të kufirit armen.
Rusia, që ka marrëdhënie të ngushta ushtarake me Armeninë, është e detyruar mbi bazën e një traktati ta mbrojë ushtarakisht këtë vend nëse territori i sulmohet.
Ky traktat, si dhe afërsia e Azerbajxhanit me Turqinë ka shtuar frikë në komunitetin ndërkombëtar për përfshirjen e dy vendeve drejtpërdrejt në konflikt, ndonëse që tani është vërtetuar përdorimi i avionëve turq të telekomanduar.
Më herët, presidenti Vladimir Putin ka saktësuar se ushtria ruse nuk do të ndërhyjë në rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.
Me rreth 800 viktima deri më tani, ky është konflikti më i përgjakshëm midis Armenisë dhe Azerbajxhanit që kur lufta e tyre për kontrollin e enklavës filloi në fund të viteve 1980 dhe fillim të 1990-s kur të dy vendet fituan pavarësinë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Katër të vdekur pas shembjes së një skele ndërtimi në Vjenë
Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtar...
Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim insti...
AAK thërret konferencë për media të mërkurën
“Shkëlqimi dhe rënia e Prishtinës” – A gab...
Hodhën granatë në oborrin e një shtëpie në Vushtrri, arresto...