Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel bëri thirrje sot për njohjen e testeve të shpejta në BE dhe koordinimin mbi vaksinat.
“Tani na duhet një veprim i vendosur, domosdoshmërisht i fushës europiane, i bazuar në dy shtylla: testim/gjurmim dhe vaksinat”, tha ai në një postim në internet, raporton ATSh.
Charles Michel është veçanërisht në favor të bashkërendimit të miratimit të testeve të shpejta (antigjenike), në mënyrë që të garantohet njohja e tyre në nivelin europian.
Gjithashtu, ai bëri thirrje për ndërveprim të aplikacioneve për gjurmim dhe njoftim të kontakteve me rregullat e përbashkëta për izolim dhe karantinim.
Krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së do të takohen më 29 tetor për një samit virtual me qëllim vlerësimin e epidemisë së Covid-19.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër