Prej sot, në Maqedoninë e Veriut do të filloj pagesa në fazë e pensioneve të tetorit. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se pensionet do të paguhen parakohe dhe në faza, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të pensionistëve në kushte rreziku nga koronavirusi KOVID-19.
Tërheqja e pensioneve përmes filialeve të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas shumës së pensionit, të martën do të bëhet pagesa e pensioneve deri në 11,000 denarë, të mërkurën pagesa e pensioneve prej 11,001 denarë deri 14,000 denarë, të enjten pagesa e pensioneve në vlerë prej 14,001 denarë deri në 18,000 denarë dhe të premten do të bëhet pagesa e pensioneve në vlerë prej mbi 18,000 denarëve.
Pensionistët që përdorin kartelë dhe që kanë zhirollogari bankare për transfer të pensioneve, mund të tërheqin paratë që nga dita e sotme. Ky grup i pensionistëve mund të tërheqin pensionin e tyre nga bankomati, të përdorin mjetet financiare për pagesa online etj./aktuale.mk/
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...
Merz: Duam ta bëjmë Bundeswehr-in ushtrinë më të fortë në Ev...
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...