Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka folur për mundësinë e rikandidimit për kryetar të Pejës, projektet infrasktrukturore në Pejë dhe zhvillimin e turizmit në këtë komunë.
Muhaxheri në një intervistë për emisionin “Pasdite” në RTV Dukagjini nuk e ka fshehur dëshirën për të marrë edhe një mandat si kryetar i Komunës së Pejës.
“Besoj se duhet të jem edhe një mandat për disa projekt që i kemi nisur dhe që ende nuk kanë përfunduar. Besoj se të tjerët nuk do të merreshin me këto projekte. Njëri nga projektet që ka mbetur pa u realizuar është hapja e Lumbardhit. Edhe një projekt tjetër që lidhet me pastrimin e Lumbardhit duhet të realizohet”, tha ai.
I pari i Pejës ka folur edhe për projektin e “Boreas”.
Ai ka thënë se projekti është pezulluar nga Ministria e Ambientit për shkak se nuk është bërë një studim se sa ndikon ai projekt në ambient.
“Një problem na ka lindur me Ministrinë e Planifikimt Hapësinor. Nuk është miratuar zonimi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Ministria e ka pezulluar atë projekt. E kam diskutuar me ministrin aktual që zonimi miratuar zonimi i Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna të kalojë në qeveri e më pastaj në parlament në mënyrë që të largohen barrierat dhe të fillojë implementimi i projektit.
Muhaxheri ka përmendur investimet për turizmin që janë bërë në komunën e Pejës.
“Shtigjet e ecjes, balona etj, ndikojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmin. Jemi bërë destinacion turistik”, tha ndër të tjera Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri ka thënë se rruga drejt Rugovës do të jetë edhe më tej pa pagesë, derisa ka paralajmëruar se do të ndërtohen edhe shtigje të skijimit.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...