Dy javët e fundit është rritu numri i rasteve në Kosovë.
E qyteti që ka më së shumti raste është Prishtina.
Ministri i Shëndetësie Armend Zemaj ka thënë se janë në kontakt me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetin për masat e reja.
Zemaj për Arbresh.info ka thënë se në koordinim me kryeministrin Avdullah Hoti ditëve në vazhdim edhe do të bëhen publik.
“Jemi në kontakt të vazhduar me të gjithë kryetarët e komunave, me shtabet emergjente komunale, me TASk-Forcat e shkollave, por edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Ne kemi marrë rekomandimet nga IKSHPK-ja, në pajtim me situatën, në veçanti për Prishtinën. Po ashtu, kemi koordinim me kryeministrin Hoti dhe presim t’i bëjmë të ditura masat tjera. Numri i të infektuarve në Prishtinë është shqetësues, shkelja e masave dhe rekomandimeve, është shkak i numrit të lartë, andaj, disa kufizime do ta ulnin lakoren”, ka thënë Zemaj për Arbresh.info.
Ndryshe, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se numri më i madh i të infektuarve me COVID-19 në Prishtinë është për arsye se kryeqyteti ka disproporcionalisht më shumë testime prandaj edhe komunat tjera nuk bën të relaksohen, sepse si përqindje e testimeve, jemi në të njëjtin nivel.
Sipas Ahmetit, duhet pasur kujdes këto ditë, por që nuk ka nevojë për mbylle e restrikcione shtesë nga Qeveria. Ahmeti tha se kemi nevojë që vatrat të identifikohen dhe të trajtohen, shkruan Arbresh.info.
Ai tha se zakonisht kemi qenë 2-3 javë me vonesë në krahasim me shtetet tjera, por që kësaj radhe shpreson që krizën që tani të tjerët po e kalojnë, ta kemi kaluar para një muaji./Arbresh.info/
Intervistë| Zemaj paralajmëron masa të reja: Nuk do të ketë tolerime për askënd
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin
Olise shkëlqen me hattrick, Franca e fiton miqësoren e fundi...
Moza, finalistja e parë e Ferma Vip 3
Nëntë shtete të BE-së kundërshtojnë objektivat e reja për au...