Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 611 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 43 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Sipas raportit të Spitalit të Pejës, 17 lindje kanë qenë gjatë vikendit, 13 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane.
“Kanë lindur 17 foshnje, 9 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore”, thuhet në raport.
Po ashtu, bëhet e ditur se 422 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,771 analiza.
Gjithashtu, gjatë vikendit janë kryer 16 operacione.
Sa i përket pacientëve me COVID-19, bëhet e ditur se janë duke u trajtuar 25 pacientë.
“17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 4 pacientë janë në gjendje më të rëndë”./arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun