Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vlerësuar lartë nënshkrimin e kontratës së Komunës së Prishtinës dhe Autoritetit Arab të Gruas për ndërtimin e qendrës për diagnostifikim të kancerit të gjirit dhe kujdesit të shëndetit të gruas në Prishtinë.
“Mirëpres nënshkrimin e kontratës së Komunës së Prishtinës dhe Autoritet Arab të Gruas për ndërtimin e qendrës për diagnostifikim të kancerit të gjirit dhe kujdesit së shëndetit të gruas në Prishtinë”, deklaroi ministrja Haradinaj-Stublla, duke falënderuar ambasadorin Avni Arifi dhe Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Departamentet relevante në MPJD dhe kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti për arritjen e kësaj kontrate.
Ky donacion, që kap vlerën rreth një milion dollar, paraqet fillimin e bashkëpunimit me Autoritetin e Gruas Arabe, që përfshinë 22 organizata të grave të vendeve të ndryshme arabe, me seli në Dubai.

Autoriteti i Gruas Arabe, që udhëhiqet nga Princesha Doaa Bint Muhhamad nga Arabia Saudite, ka si vizion që të jetë promotore e ekselencës së gruas arabe në shkencë dhe arsim, si dhe të arrijë partneritet ndërkombëtarë në zhvillim.
“Në këtë frymë, në cilësinë e Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës e kam falënderuar Princeshën Doaa për përzgjedhjen e Kosovës për bashkëpunim, dhe njëherësh e kam ftuar të vizitojë Kosovën, vizitë kjo që shumë shpejtë pritet të realizohet”, bëri të ditur ministrja Haradinaj-Stublla.
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...