Iggy Azalea është ndarë zyrtarisht nga babai i fëmijës së saj, Playboi Carti.
Reperja australiane, 30 vjeçare, konfirmoi lajmin të dielën duke postuar një mesazh të shkurtër në InstaStory.
“Ajo që doja të thoja natën e kaluar ishte se unë jam duke rritur djalin tim vetëm dhe nuk jam në një lidhje”, shkroi Iggy.

Iggy kishte lënë të kuptohet për ndarjen në postimet e fshehta në InstaStory vetëm disa orë më parë.
“Ju keni humbur një të vërtetë”, shkroi ajo, duke shtuar: “Njerëzit e marrin besnikërinë si të mirëqenë. Kjo është arsyeja pse unë preferoj të jem vetëm”.
Iggy dhe Carti, 24 vjeçar, (emri i vërtetë Jordan Terrell Carter) filluan të takoheshin në 2018 dhe kishin atë që shumë njerëz do ta përshkruanin si një marrëdhënie brenda dhe jashtë.

Çifti u nda për pak kohë në dhjetor të vitit të kaluar, me Iggy që deklaroi në Instagram se ajo ishte ‘beqare’.
Sidoqoftë, ata u pajtuan pak më vonë.

Në fillim të majit, TMZ njoftoi se Iggy dhe Carti kishin mirëpritur një djalë së bashku. /Telegrafi/
Osmani në mbështetje të fëmijëve me autizëm: Meritojnë mirëk...
Deputetët e PDK, LDK, AAK thërrasin mbledhje të komisionit p...
“Shqipëria gëzon respekt në arenën ndërkombëtare”, Rama: 1.5...
Pas presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, largohet...
Konjufca takon Malajn, theksohet koordinimi i përbashkët në ...
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...