Legjenda e Manchester United-it, Patrice Evra beson se mesfushori Donny Van de Beek, nuk është i duhuri për klubin.
Holandezi iu bashkua “Djajve të Kuq”, derisa këtë edicion shumicën e ndeshjeve që janë zhvilluar ka qëndruar në stol, transmeton portali arbresh.info.
Van de Beek nuk zhvilloi asnjë minutë në përballjen ndaj Chelsea-s, derisa pas ndeshjes legjenda e klubit ka thënë fjalë jo të mira për talentin holandez.

“Pse e kemi blerë Van de Beek? Nuk kam asgjë kundër tij. Është duke shikuar ndeshjet nga stoli”.
“Nuk na nevojitet. Askush nuk e thotë, por është e vërteta”, theksoi ai.
Mbetet të shihet nëse Van de Beek së shpejti do arrijë të fitojë ndonjë vend në 11-shën startuese të teknikut norvegjez./arbresh.info.
Thaçi mirënjohës ndaj qytetarëve që e uruan sot për ditëlind...
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përk...
Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësi...
Çitaku i reagon Kurtit: Qetësohu, Kosova nuk është vetëm e j...
Cakolli: KQZ-së s’i takon të merret me afatet për formimin e...
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...