Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (23.10) vazhdoi me aksionin kontrollues në komunikacion.
“Në territorin e Shkupit gjatë ditës së djeshme janë shqiptuar gjithsej 370 gjoba, ku 55 prej tyre janë për tejkalim shpejtësie, 62 për mosregjistrim të automjetit apo automjete me defekte, 54 shoferë për mospasje të lejes, dhe 23 dënime për mosmbajtje të maskës mbrojtëse”, thonë nga SPB Shkup.
Ata shtojnë se aksionet kontrolluese do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria në komunikacion”, thonë nga policia./Telegrafi/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...