Në Iran 355 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 6.134 raste të reja, që është shifra më e lartë ditore në vend që nga fillimi i pandemisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 556.891, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 31.985.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 446.685 persona, ndërkohë që 4.933 pacientë janë në gjendje kritike.
Deri më tani, vendi ka kryer 4.685.727 teste.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë tha se të gjitha 31 provincat e vendit janë cilësuar si zona “të kuqe” ose “të rrezikshme”.
Vendi tashmë ka rivendosur kufizime në Teheran dhe provincat Qom, Kavzin dhe Elburz.
SHBA kërkon 152 milionë dollarë për rihapjen e Alcatrazit
AAK përkrah protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e...
Rama publikon pamje nga shkolla e re “Ibrahim HimaR...
Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...