OBRM-PDUKM për sot paralajmëron protestë të re me automobila kundër, siç thonë ata, mafies dhe për liri dhe drejtësi.
“Më 23 tetor – Ditën e Luftës Revolucionare Maqedonase, dita kur u formua Organizata Revolucionare Maqedonase, OBRM-PDUKM organizon protestë me automjete kundër mafies për drejtësi dhe liri. 127 vjet VMRO, 30 vjet OBRM-PDUKM.
127 vjet nga data e ndritshme për Maqedoninë, për mosbindjen maqedonase të treguar ndër shekuj, ditën kur fillon kryengritja e organizuar kundër tiranisë, momenti kur fillon lufta për liri, drejtësi dhe shtet. Sot ne kemi shtetin, por nuk kemi lirinë që duam, nuk kemi drejtësinë që na nevojitet, ne po luftojmë për ndjenjën kombëtare që po na mohohet”, thuhet në kumtesën e protestës.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...