Projektligji për mbështetjen financiare të punëdhënësve të prekur nga kriza e COVID-19 për pagat e tetorit, nëntorit dhe dhjetorit 2020, propozuar nga Ministria e Financave, u miratua nga Qeveria dje dhe do të paraqitet në Kuvend për miratim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Punëdhënësit do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare deri në 21.776 denarë për punonjës, deri më datën 7 të muajit, dhe përfitues mund të jenë ndërmarrjet që kanë të paktën 30 përqind rënie të të ardhurave në periudhën referuese nga prilli deri në tetor 2020, të realizuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Me këtë masë do të mbështeten vendet e punës, pagat e punonjësve, si dhe rreth 70 milion euro do të injektohen në ekonomi dhe kompanitë do të mbështeten në drejtim të likuiditetit. Kjo tregon se masa e mëparshme dha rezultate – mbi 83 milion euro u injektuan në ekonomi, mbrojtën mbi 120.000 vende pune, por edhe standardin – duke pasur parasysh që pavarësisht krizës me Covid, paga mesatare në gusht ishte më e lartë për 8.2 përqind në nivel shtetëror./Telegrafi/
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...
Detaje të reja nga rasti i rëndë në Gjakovë: Dyshohet se pro...