Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës.
Kjo mbledhje do të mbahet në ora 10:00, është bërë e ditur në njoftimin për media.
Këto pika janë në rend të ditës:
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
Këshilli për Operacione Zgjedhore
– Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e afateve të aktiviteteve zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Shqyrtimi dhe miratimi i Planit Operacional për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës.
– Formimi i Këshillit Mbikëqyrës për aktivitetet e informimit publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicën e Veriut që do të mbahen më 29 nëntor 2020.
– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës së ZRPPC për ndryshimin në planin e punës së KQZ-së për vitin 2020.
Kujtojmë se Presidenti i vendit ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicën Veriore.
Këto zgjedhje do të mbahen më 29 nëntor.
Mos mbajtja e zgjedhjeve në këto dy komuna deri tash ishte shkak i pandemish COVID-19./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë