Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nesër do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga zyra e kryeministrit, ku thuhet se takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00, transmeton arbresh.info.
Siç njofton komunikata, kryeministri Hoti gjithashtu do të zhvillojë edhe takime tjera.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër ( e Premte), më 23.10. 2020, zhvillon vizitën zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me ftesë të kryeministrit Zoran Zaev.
Takimi ndërmjet dy kryeministrave do të mbahet në orën 14:00. Me rastin e kësaj vizite, Kryeministri Hoti do të zhvillojë edhe takime tjera sipas agjendës së bashkëngjitur.
Gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nën Sekretarit të Shtetit për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach.

Pacolli uron Natën e Fitër Bajramit: Zoti të na pranojë sada...
Bypass-i i Shëngjinit, Rama: Investim kyç për lehtësimin e t...
Lëndim i rëndë për Courtois, humb sfidat vendimtare të këtij...
82 vjeçari goditet nga vetura në Prizren
Lëndohet Avdullahu, humb takimin e madh me Sllovakinë
Spitali i Pejës bën apel, kujdes me ushqimin për Bajram