Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla e ka arsyetuar moratoriumin një vjeçar për mosaplikim në organizata ndërkombëtare. Sipas saj, në rrethanat aktuale politike dhe me pandeminë, Kosova nuk do të kishte mundësi reale të anëtarësohet diku me sukses.
Shefja e diplomacisë kosovare gjatë raportimit të sotëm në Komisionin për Integrim Evropiane, e pyetur nga deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra foli edhe për njohjen nga Izraeli.
Ajo paralajmëroi një vizitë muajin e ardhshëm në këtë shtet, ku tha se pritet të nënshkruhet një dokument dypalësh bashkë me homologun e saj Izraelit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
“Ende është diskrecion të plotë, prej marrëveshjes së Uashingonit ka pasur ka zhvillime çdo ditë në trekëndëshin Kosovë-ShBA-Izrael. Më shumë nuk mund të jap informata, por së shpejti pritet të kem një vizitë më Izrael. Ne po presim të nënshkruajmë një dokument dy palësh me homologun izraelit”, tha ajo./arbresh.info/
Zelensky zhvillon bisedime me aleatët evropianë në Londër pa...
Gjykata Speciale: Aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët pritet...
Këta janë kandidatët që synojnë Kuvendin, por që s’u bënë kr...
Policia sekuestroi 6 armë zjarri gjatë javës së kaluar në ra...
Arrestohet në Kukës 40-vjeçari nga Kosova i shpallur në kërk...
Dy vjedhje brenda javës në Leposaviq