Të gjithë ata që kanë simptoma të lehta duhet të jenë në shtëpi, të izoluar me terapi simptomatike dhe me vitamina. Le të ndihmojmë ata që me të vërtetë kanë nevojë për shtrim në spital. Këtë e tha drejtoresha e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq, e cila dje informoi për shtrimin në spital të pacientëve në spitalin modular në afërsi të klinikës.
Lidhur me stafin që punon në spitalin modular, Stevanoviq tha se ekziston një sistem i mobilizimit të stafit mjekësor, si personeli mjekësor i nivelit të mesëm, ashtu edhe ai mjekësor dhe specialist.
“Në këtë moment, kolegët nga degët e mjekësisë së brendshme erdhën për të ndihmuar dhe është praktikisht një ekip që punon si në ndërtesën klinike ashtu edhe në spitalin modular. Kjo në fakt është një institucion”, tha ajo.
Spitali i moduluar ka kapacitete për 70 shtretër, ndërsa e njëjta është e plotësuar me pajisje për mjekim të pacientëve me COVID-19./Telegrafi/
Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-n...
Muriqi nominohet në skuadrën e sezonit të La Ligas në “FC 26...
Serbia nis kundërvajtjen ndaj KKSH-së për vendosjen e flamur...
Haradinaj: Nuk jemi pjesë e seancës, lëvizje pa konsultë
Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi
Azemi: LDK ia dha zgjidhjen por Kurti nuk e deshi Vjosën Pre...