Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kritikoi masat e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të luftuar aktivizmin islamik, duke pretenduar se ato, në të vërtetë, kanë qëllim “për të larë hesape” me myslimanët.
“Ata që janë të shqetësuar nga rritja e Islamit, e sulmojnë fenë tonë duke nxjerrë kriza të shkaktuara nga vetë ata”, tha Erdogan në një video-mesazh për një samit të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, transmeton DPA.
“Një retorikë që është “anti-islame” dhe “anti-myslimane”, është “aparati më fitimprurës i përdorur nga politikanët perëndimorë, për t’i fshehur dështimet e tyre”, tha Erodgan.
“Islami francez, Islami evropian ose Islami austriak janë shembuj të kësaj”, shtoi ai.
Këtë muaj, Macron ka shpalosur masat për shtypjen e radikalëve islamikë dhe për ndërtimin e një forme të Islamit në përputhje me, siç ka thënë, “vlerat e Republikës”.
Ndryshimi i trajnerit rezultoi dështim për Realin, Arbeloa k...
Krimi në Lezhë: Vriten burrë e grua, s’dihet ende motivi
Rilind Nivokazi vazhdon formën e jashtëzakonshme, shënon në ...
Eberl e bën të qartë: Olise është i paprekshëm
Nico Paz rikthehet te Real Madrid, vendimi tashmë është marr...
Fillojnë punimet në rrugën e Korishë-Kabash, investim 4.1 mi...