Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka pranuar shqetësime të shumta nga kolegët tanë gazetarë për mungesën e zëdhënësit në Qeverinë Hoti.
AGK, thotë se gazetarët po kanë vështirësi të drejtojnë pyetjet e tyre ndaj Qeverisë së Kosovës, për shkak të mungesës së një zëdhënësi në këtë institucion, raporton arbresh.info.
“Sipas tyre po mungon komunikimi i duhur në mes të qeverisë dhe medieve për shkak se nuk po e kanë një adresë zyrtare politike se ku t’i drejtojnë pyetjet e tyre. Mos emërimi i një zëdhënësi të qeverisë edhe pas pesë muajve të formimit të saj për AGK-në është praktikë e gabuar dhe duhet të ndërpritet”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK-ja i kërkon Qeverisë Hoti që sa më parë ta emërojë një zëdhënës në mënyrë që të jenë sa më transparent, jo vetëm ndaj kolegëve tanë gazetarë, por edhe ndaj qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...