Mbi 6.000 të infektuar me coronavirus. Strategjia e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe pushtetit ka rezultuar me një fiasko, akuzojnë nga partia opozitare OBRM-PDUKM.
“Qeveria që administron kujdesin shëndetësor duhej të përgatitej gjithë verën për valën vjeshtore për COVID, por prej muajsh asgjë nuk është bërë. LSDM nuk investoi në ambiente të reja spitalore, personeli mjekësor nuk mori shpërblim shtesë për punën dhe përkushtimin e tyre, gjegjësisht menaxhimi i spitaleve me stafin është i keq. Qeveria ka hedhur të gjithë kujdesin shëndetësor në kaos. Dhe tani nuk kemi një ditë, ndërsa numri i pacientëve mos jetë disa qindra, qeveria nuk di çfarë të bëjë. LSDM politizoi gjithçka. Qeveria gjithashtu ka politizuar Komisionin për Mbrojtjen nga Sëmundjet Infektive, vendimet janë politike, jo profesionale”, thonë nga partia e opozitës në një deklaratë.
Sipas OBRM-PDUKM-së Komisioni për Sëmundje Infektive, që nga fillimi në mënyrë të gabuar ka menaxhuar, pa plane dhe strategji, vetëm që të kënaqen apetitet e pushtetit. Kjo sfidon që Maqedonia mos të ketë valë të dytë të vjeshtës, por valë të vazhdueshme me pika të nxehta, të cilët po bëhen më të mëdha çdo ditë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...