Një 40-vjeçar i identifikuar si Rrapush Çeça, është zhdukur pa lënë gjurmë në Elbasan. Mësohet se zhdukjen e tij e ka denoncuar i vëllai. Sipas informacioneve të para,Çeça, banues në lagjen “Hekurudha”, ka humbur kontaktet me familjaret prej mëngjesit të sotëm.
Vëllai i tij ka deklaruar se 40-vjeçari ka dalë ka dalë nga banesa me automjetin e tij me targa AA 531 VS, dhe u ka thënë familjarëve se po shkonte të kryente disa ekzaminime.
Pas verifikimit nga ana e familjarëve, rezulton se ai nuk ka qenë në qendrën spitalore, pasi nga regjistrat e observimit ditën e sotme, nuk ekziston i regjistruar.
Prej orësh, familjaret kanë kërkuar për 40-vjeçarin, por nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë të tij.
Aksident mes dy veturash te Salla “1 Tetori” në Prishtinë
Tërmet 5.2 ballë në Kinë – dy të vdekur, mijëra të evakuuar
Java nis me diell, fundjava sjell reshje: Parashikimi i moti...
Plagoset zyrtari policor në Shqipëri
Studentët shqiptarë sot protestojnë në Shkup, duan gjuhë e d...
Kurti merr pjesë në lansimin e Platformës për Siguri Kiberne...