Antonio Conte ka premtuar se do të ketë hapësira për Christian Eriksen.
Eriksen ishte një nga lëvizjet më të bujshme nga Inter, por lojtari nuk është adoptuar në mënyrën më të mirë të mundshme.
Gjithsesi, trajneri i Inter, Antonio Conte ka thënë se danezi do të ketë hapësira në skuadrën e tij.
“Nuk e di nëse do të luajë më shumë ose më pak tek Inter. Për mua, ai luan sasinë e duhur, duke respektuar skuadrën”, ka thënë Conte, transmeton lajmi.net.
“Mund të bëj gabime, por jam i lumtur me atë çfarë Eriksen i ka dhënë grupit. Do të ketë hapësira për të, sikur për të gjithë. Do të jetë sezon i gjatë dhe i lodhshëm”, shtoi italiani.
Eriksen u kthye tek Inter pas paraqitjeve shumë të mira me Danimarkën, ku në tri ndeshje shënoi tri gola.
MKRS mban konferencën e 41-të Ndërkombëtare të Shoqatës Evop...
Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi p...
Bombarduesit B-2 kthehen në SHBA pasi sulmeve në Iran
Ministri i Jashtëm i Iranit në Kremlin: Diskutime me Putinin...
Bombardimet amerikane në Iran/ Reagimi i parë i Khameneit: S...
Plagosi me armë 26-vjeçarin në Shkodër, shpallet në kërkim a...