Drejtori i ri i Policisë së Kosovës, i sapo i emëruar nga kryeministri, Avdullah Hoti, Samedin Mehmeti ka të regjistruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit pasuri të paluajtshme në vlerë të 421 mijë eurove.
Kjo pasuri sipas deklarimit të Mehmetit është në emër të tij dhe të bashkëshortes së tij, ndërsa një tokë dhe një shtëpi banimi i ka deklaruar në emër të prindit të tij, raporton Arbresh.info.
Në pasurinë e paluajtshme që ka deklaruar zëvendësdrejtori i policisë, hynë toka e shtëpi banimi dhe një garazh me kuzhinë.
Mehmeti ka deklaruar se në emër të gruas së tij është një veturë e tipit Mercedes vlera e së cilës është 5 mijë euro.
Githashtu Mehmeti ka deklaruar se është aksionar i 50 përqind të aksioneve në një biznes “3S” vlera e së cilave është 7 mijë e 500 euro, shkruan Arbresh.info.
Kjo është pasuria e plotë: https://akk-ks.org/assets/cms/uploads/files/Deklarimi%20i%20Pasurise/Deklarimet/declaration/2020/Qeveria/Ministria%20e%20Puneve%20te%20Brendshm
e%20dhe%20Adminstrates%20Publike/Samedin%20Mehmeti.pdf
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...
Rubio thotë se SHBA-ja dhe Evropa janë bashkë
Hovenier: Kosova humbi disa mundësi për 1 vit, anëtarësimi n...
Mbi 1 mijë e 300 biznese u shuan gjatë vitit 2025, dominon m...
“Askush mbi klubin”, Luis Enrique me nervozizëm i vendos vij...