Kosova dhe Serbia është mirë që të bisedojnë për ri përcaktim të kufijve.
Kryetari i Lëvizja për Bashkim, Valon Murati tha se është shumë vështirë të implementohet Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe
“Ne duhet të fusim në dialog të drejtat e qytetarëve të Kosovës Lindore. Të njëjtat të drejta që kanë serbët e Kosovës, duhet t’i kenë edhe shqiptarët e Luginës, në çdo moment që të hapet çështja e Asosacionit, duhet të hapet edhe çështja e Luginës, nëse dojmë të kemi një marrëveshje të re, duhet të shkojmë përtej kushtetutës”, tha ai për RTK.
Sipas tij në dialog do të kemi ngecje. “Palët janë larg njëra tjetrës, pala serbe me përkrahje të Brukselit ka kërkuar të implementojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”, tha ai.
Kurti përmend ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë: Hi...
Liderët e shtetit bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit R...
Begaj uron Pavarësinë e Kosovës: Përulje dhe mirënjohje për ...
Ardit Stafaj largohet nga Big Brother VIP Kosova 4
Presidenti gjerman uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë...
“Kontributi i çlirimtarëve për liri është i çmuar” – Qeveria...