Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është takuar me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Takimin është mbajtur me dyer të mbyllura.
Mirëpo pas takimit, kreu i AKR-ss, Behgjet Pacolli, në një prononcim për media ka bërë të ditur se takimi ishte i frytshëm dhe beson që brenda disa muajsh të arrihet marrëveshja finale, raporton arbresh.info.
Pacolli, tha se takimi me Lajcakun ishte një takim i frytshëm.

“Ishte një takim i frytshëm. Z. Lajcak më informoj për çdo gjë që ka bërë drejt përfundimit të procesit të një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë. Unë i dhashë mbështetjen time, i thash që duhet të ec përpara, asnjëherë t ë mos e braktisë këtë ide. Ju e dini se unë jam ithtar i madh i dialogut dhe paqes. Kuptova se është bërë një punë e madhe, dhe ashtu siç tha z. Borrel brenda disa muajsh mund të pritet edhe marrëveshja finale”, u shpreh Pacolli.
Kujtojmë se Lajçak ka ardhur për vizitë të martën në Kosovë dhe do të qëndroj deri të enjten.
Duket se agjenda e Lajçakut gjatë ditës së sotme do të jetë mjaftë e ngarkuar.
Përfaqësuesi Special, pas takimit me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetarin e Nisma’s, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim edhe me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli.
Në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë është thënë se kjo vizitë ka të bëjë më Asociacionin e Komunave serbe./arbresh.info/
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...