Kanë përfunduar dy ndeshjet e Grupit 4 të Ligës A të Kombeve ku Gjermania ka barazuar me Zvicrën në Gjermani me rezultat 3-3, kurse Spanja ka pësuar në Kijevë në ndeshjen kundër Ukrainës me rezultat minimal 1-0.
Gjashtë gola të shënuar sonte në Gjermani por që nuk kanë sjell fitues dhe një gol në Ukrainë ka qenë epilogu në grupin 4 të Ligës A të Kombeve.
Gjermania-Zvicra 3-3.
Gjashtë gola janë shënuar RheinEnergieSTADION në Energji në Gjermani por që nuk kanë sjellur fitues. Zvicra e filloi më mirë këtë takim pasi që në minutën e pestë shënoi Gavranovic. Zvicra do ta dyfishonte epërsinë në minutën e 26-të me Remo Freuler. Gjermania do të rikthehej në lojë në minutën e 28-të ku do të shënonte Werner. Gjermania do ta niste më mirë ndeshjen ku rezultati do të barazohej shumë shpejt. Ishte Kai Havertz që do të shënonte për 2-2 në minutën e 55-të. Dy minuta më vonë, Zvicra do të shënonte përsëri. Prapë golashënues ishte Gavranovic.
Por, Gjermania reagoi dhe barazoi rezultatin në minutën e 60-të, ku me thembër shënon gol të bukur Gnabry. Pavarësisht se të dyja skuadrat u munduan që ta fitojnë ndeshjen, nuk arritën edhe pse patën shumë raste shënimi.
Aksident mes dy veturave në Mitrovicë, lëndohen gjashtë pers...
Prishtina me fitore jetike ndaj Pejës në “Karagaç”
Mbytet anija në brigjet greke, 22 të vdekur
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për pesë ditë...
Aliti për mediat turke: Turqia ka një kombëtare shumë të for...
Irani: Kemi goditur bazën ajrore të amerikanëve në Jordani