Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim njohës ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Carin Lobbezoo, me të cilën diskutoi për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë për përballjen me pandeminë COVID-19, angazhimin për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Hoti, theksoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për fuqizimin e mëtejmë të marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duke i dhënë përparësi fushës së ekonomisë, përkatësisht sektorit të bujqësisë.
Ambasadorja Carin Lobbezoo, pasi që e falënderoi Kryeministrin Hoti për pritjen, spikati faktin se vendi i saj do ta mbështesë Kosovën me projekte zhvillimore, si dhe do të përkushtohet që bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve të thellohet edhe më tej./arbresh.info/
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu
Të dhënat e Bankës Botërore: Shqipëria e Kosova me nivelin m...