Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka pasur një sërë vërejtjesh për projektligjin lidhur me kufizimin e homologimit të veturave, të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje
“Sot kemi para vetes një projektligj shumë të thjeshtë, fatkeqësisht shumë keq të arsyetuar dhe gabimisht të shkruar”, ka thënë Gashi, teksa ka lexuar disa nga pikat e projektligjit, duke ia bashkangjitur vërejtjet që i ka pasur.
Madje, një pikë e këtij projektligji, sipas Gashit është antikushtetues.
“Pika pasuese: Lista e shteteve të përcaktuara në paragrafin 1.19 të këtij neni mund të ndryshohet ose plotësohet nga ministria me miratimin e komisionit përkatës parlamentar. Kjo është antikushtetuese. Komisioni parlamentar nuk mund të marrë vendime në emër të Kuvendit. Kuvendi vendimet i merr në seancë”, ka thënë Gashi.
Për LDK-në, projektligji i propozuar nga LVV ka hapësirë për interpretime, ndërsa ka shtuar se duhet të rishikohet në tërësi. Deri atëherë, ka theksuar se ky projektligj nuk votohet nga deputetët e LDK-së.
“Duhet të sjellet dhe të rishikohet në tërësi… Ky mendim nuk ka mendim të Qeverisë dhe ne përmbahemi nga votimi”, ka thënë Gashi.
Kryetari i Kaçanikut merr vendim: Nga janari 200 euro për në...
Zelensky: Disa dokumente për t’i dhënë fund luftës gat...
Lakers ‘demolohet’ nga Detroiti, fitojnë Bostoni...
Kurti dhe Rizvanolli nisin vizitën në Postën e Kosovës
Qendra Historike e Pogradecit drejt transformimit, Rama: Pol...
Besëtytnitë e Vitit të Ri, zakone të vjetra për një vit të m...