Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi nesër në orën 14:00 do ta nënshkruaj një Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova.
Siç njofton Ministria e Drejtësisë, ky memorandum do të nënshkruhet për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë.
“Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, nesër (e hënë), më datë 12.10.2020, në ora 14:00, do të nënshkruaj Memorandum Bashkëpunimi me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarave të Torturës, Medica Kosova dhe Medica Gjakova, për vendosjen e “Këndit të Kurajos”, në hapësirën e ministrisë. Ceremonia e nënshkrimit organizohet në Ministrinë e Drejtësisë, Salla 914.
Ftohet ekipi i medies suaj ta përcjellë këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e MD-së.
Konjufca takohet me Sorensenin në Bruksel, diskutojnë për di...
Irani zgjeron “zonën operative” të Ngushticës së Hormuzit në...
Ekspertja: Nuk jam mbështetur tërësisht në ChatGPT, ka qenë ...
Parlamenti serb nuk e përkrah kërkesën e Kamberit për Komisi...
Kosova kryeson rajonin me përqindjen e të rinjve në burgje
Rritet numri i vjedhjeve në Ferizaj, 11 raste veç javën e ka...