Në 24 orët e fundit në Indi si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë humbur jetën 926 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi se me 926 vdekjet e reja, numri i viktimave nga COVID-19 është rritur në 107.416.
Gjatë 24 orëve të fundit në Indi janë shënuar 73.272 raste të reja dhe numri i të infektuarve deri më tani ka arritur në 6.979.423.
Ndërkaq, numri i të shëruarve ka arritur në 5.906.069.
Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me COVID-19, India radhitet në vendin e dytë në botë sa i përket numrit të rasteve.
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...