Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka thënë se Qeveria e drejtuar nga Avdullah Hoti ka arritur më shumë progres se secila Qeveri pasluftë për 100 ditët e para të saj.
“Qeveria jonë nuk është ndërtuar mbi forcën e muskujve mbi idenë e konfrontimin me miqtë tanë. Qeveria Hoti nuk njeh shtëpi tjera orientuese përveç Shtëpisë së Bardhë. Njoha e pavarësisë nga shteti i Izraelit është hap historik për shtetin tonë dhe ideja e ndarjes së Kosovës është evituar tërësisht”, është shprehur Manaj, njofton klan kosova.
“Hoti është kryeministri i parë i vendit tonë që arrin të ftohet në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë dhe të nënshkruajë marrëveshje dhe takimet në Bruksel dhe NATO janë mesazhi më i mirë. Qeveria e Hoti ka shënuar progres të madh në menaxhimin e pandemisë duke u renditur tash si vendi me më pak raste në rajon me COVID-19”.
Manaj ka shprehur kritikën e tij ndaj ish Kryeministrit Albin Kurti.
“Nga ideja e bashkimit kombëtar, ai [Kurti] na solli në pikën më të keqe me Shqipërinë për shkak të protagonizmit politik me Kryeministrin Edi Rama, ndërsa pranonte teste nga Serbia dhe e paraqiste Serbinë si shtet human”.
Benzema drejt largimit nga Al Ittihad, gjiganti tjetër arab ...
Mot i ndryshueshëm në pesë ditët e ardhshme, IHMK paralajmër...
Tottenham – Manchester City, formacionet zyrtare
Albin Kurti viziton studion e fotografit Hazir Reka: Ai doku...
Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, arrestohet ...
Real Madridi arkëton tre pikë të arta në fundin e ndeshjes n...